Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po përkeqëson marrëdhëniet politike Kosovës-Shqipëri.
Ashtu sikundër tentoi Albin Kurti ato 40 ditë si kryeministër, edhe Osmani po ecën në një linjë, duke dalë tërësisht nga kostumi i presidentit.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet se Osmani bëri disa gabime të qëllimshme.
Ai tha shumë media të shqiptare e bënë heroinë.
Spahiu i rendit gabimet Osmanit.
Statusi i plotë
“10 pyetje miqësore për rrjedhjet Vjosës e cila ngatrron qëllimisht traun e Kastratit, me kufirin Shqipëri-Kosovë.
Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por s’mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.
Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarve të Shqipërisë jo për frymën patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes parlamentit.
Kaq duhej, që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.
Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:
– Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej për varrin e xhaxhait të gjyshit të saj, por çuditërisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare Kosovës.
Shqipëria ka vite e hapur me Kosovën dhe Vjosa përpara se te lotoj për kolonel Vuçiternen duhet tu tregoj bashk-atdhetarve pse kurrë ne jete nuk u kujtua të sjell lule te varri i tij, por e mori dijeni këtë javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bëj një kryetar shteti.
– Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotve (ashtu siç e quan aleati i saj Albin Kurti)
– 5 vjet më parë trau 5 euro nuk egzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi, sepse ne na ndan Kufiri. Taks rruge kemi edhe në Tetovë por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.
– Ku ishte Vjosa Osmani dhe LDK kur ne bënim me dhjetra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove në Morinë?
– Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?
– Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhend zyrtare e takimit me Sali Berishën i cili 4 vitet e fundit të vdekjes Rugovës i bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq rrefuzoi ta takonte Sali Berishën.
– Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon që si kryemnisteri që furnizoi me armë Kosovën.
– Vjosa Osmani deklarohet Rugov-jane por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonizëm sepse Albini dhe Ibrahimin janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund luash me dy porta.
– Vjosa Osmani denoncon Shengenin-Ballkanik por hesht për Shangen-Shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqien e doganave dhe kufirit.
– Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.
– Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe bën shumë mirë por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.
Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përvec dy trarve të Kastratit dhe Kastriotëve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e rradhës.
Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i përrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.
Dhe pyetja e fundit që më mundon:
Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund rrezikosh pushtetin tënd?