Kryeministri Edi Rama si rrallëherë ka treguar të gjithë zyrën e tij me detaje, ku vihet re një zyrë shumëngjyrëshe me shumë piktura, mes tyre edhe një vizatim i djalit të vogël Zaho, që i shkruan “babi jam shumë krenar për ty”.
Ajo që bie në sy janë kravatat shumëngjyrëshe, për të cilat kryeministri thotë se janë krijim nga bashkëpunimi mes tij dhe një shoqe nga shkolla, ndërsa në zyrë ka edhe shumë dhurata të liderëve botërorë.
‘Këto (kravatat) janë prodhimet e një bashkëpunimi mes meje dhe një shoqes time të shkollës. Unë bëj dizajnet dhe ajo i kthen në kravata.
Unë dhuratat i protokolloj dhe i arkivoj. Këtu janë një pjesë e dhuratave.
Pjesa tjetër janë nëpër korridor dhe poshtë në një pjesë që nuk është shfaqur ndonjëherë.
Printimet e zyrës janë pikturat që lindin gjatë punës. Kalojnë në kompjuter dhe kalojnë më pas si letër murale.’-tha Rama.
Gazetari Blendi Fevziu ka marrë në dorë disa lapsa me ngjyra, për të cilat Rama thotë se janë “droga e tij”.
Në zyrën e Ramës janë edhe dy karrige të vjetra, për të cilat ai thotë se i ka shpëtuar nga depoja e parlamentit.
“Këto karrige i kam shpëtuar të dyja me Erion Braçen, që po i merrnin nga depoja e parlamentit për t’i çuar nuk e di ku”, tha Rama.