Kryeministri Edi Rama konsideroi dy katastrofa të politikës shqiptare në këto 30 vite demokraci.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Cilat do të jenë pikat që në këto 30 vjet i kemi bërë gabim?
Rama: Klasa politike nuk është gjë tjetër, përveçse reflektim i shoqërisë në atë periudhë kohe. Nëse do të kthehemi pas në këto 30 vjet, si politikë, si vend kemi bërë dy katastrofa të mëdha.
Që është katastrofa e pronës dhe katastrofa e sjelljes me zhvillimin, e pamundësisë për të kontrolluar zhvillimin. Kemi hedh në erë gjithë sistemin e pronës dhe nuk krijuam dot një sistem për shumë e shumë vite.
Lufta për të vendosur kontroll mbi territorin ka filluar kur unë u bëra kryetar bashkie. Ka vijuar me hope dhe copa dhe ka lejuar që shumë nga pasuritë tona që duhej të ishin asete të së ardhmes, të shkatërrohen dhe abuzohen