Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mesditën e djeshme në tunelin që lidh aksin Tiranë Elbasan. Përplasja e fuqishme ndodhi mes një makine tip “Ford” dhe një tjetër automjeti tip “Audi”, si pasojë e shpejtësisë së madhe. Fatmirësisht shpëtuan për mrekulli dy personat që gjendeshin në këto makina.
Gazetari Artan Hoxha i cili ishte duke udhëtuar në këtë aks rrugor dhe mbeti i bllokuar në trafik për disa orë ka publikuar pamje të rënda nga vendngjarja dhe ka një këshillë për gjithë qytetarët. Hoxha shkruan se më mirë të arrish me vonesë në destinacion sesa në varreza.
“Shqiptare, mos beni gara shpejtesie në rruge!!!
Rrezikoni jeten tuaj dhe te perdoruesve te rruges…
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Me mire shkoni pak me vone në destinacion, sesa te shkoni shpejt në varreza..
Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti i sotem, në tunelin e Krrabes, në aksin Tirane-Elbasan…
Ekspertet e policise rrugore duke kqyrur vendin e aksidentit, brenda në tunel…”, shkruan Artan Hoxha krahas videos.