Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk di si t’i përgjigjet një analize të Fatos Lubonjës, i cili ka thënë se kreu i qeverisë dëshiron që partneret e tij ta duan me dashurinë e nënës, që të mos e kritikojnë aspak.
“Miku juaj i vjetër, i cili padyshim ka qenë dhe miku im. Sot është kritiku juaj, thoshte që Rama kërkon vazhdimisht gra që ta duan me dashurinë e nënës, as të mos e kritikojnë. Si bashkëpunëtore flas, është e vërtetë?”
Kjo është një prej pyetje që moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu i bëri dje kryeministrit.
Rama nuk preferoi t’i përgjigjej “analizës popullore” të Lubonjës, por zbuloi si e quan atë: Ljuba.
“Ky është psik-analisti popullor Fatos Lubonja. E di pra e di. Kjo është një analizë, nuk i hy kësaj se unë asnjëherë nuk hy thellë në fusha që nuk jam përgatitur të mësoj. Si mësoj në detyrën time përditë kur duhet të flas gjëra që nuk janë materie që i zotëroj. A më tepër të bëj një diskutim me Ljubën (emri që e thërret Fatos Lubonjën) si Frojdi me Jungun. Ja lë Ljubës Frojdin dhe Jungun t’i bëjë në mënyrë popullore”, u shpreh Rama.