Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin ditën e sotme se në stadiumin “Air Albania” do të vendosen të gjitha ekipet që do të bëjnë vaksinimet kundër Covid-19. Rama i cili tha se projekti do të jetë gati në javën e parë të janarit.
Surprizoi mjekët dhe infermierët e Infektivit, kryeministri Rama zbulon planin e madh të qeverisë së tij: Mesa duket kjo godinë do e mbylli në mënyrë të lavdishme mision e vet!
“Shumë shpejt do t’ju imunizojmë”, iu drejtua Rama mjekëve e infermierëve teksa ishte i pranishëm në spitalin Infektiv.
“Me ministren kemi filluar të adaptojmë një projekt tek stadiumi “Air Albania” për të vendosur ekipet që do bëjnë vaksinimin. Sepse në mjediset e hapura është më mirë.
Po bëjmë një projekt shumë të bukur dhe do jetë gati në fillim të janarit dhe shumë shpejt do tju imunizojmë juve dhe pastaj hap pas hapi”, tha Rama.
Sipas Ramës, qeveria është afër marrëveshjes dhe në komunikim me disa shtete për të siguruar vaksinën, por garantoi se për stafin mjekësor do të vijë brenda disa javësh.
“Jemi afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë dhe besoj që në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para dhe dozat e para sigurisht që janë për ju dhe do hidhet me short. Do e bëjë përpara Najda apo ti Tritan.
Kështu që ju do vaksinoheni shumë shpejt. Çështje javësh besoj. Është shumë situate e vështirë sepse edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë pak. Presidenti i SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të cdo doze, kështu që pjesa tjetër prodhuese që është jashtë SHBA është shumë pak.
Ne jemi në komunikim me disa shtete, sepse marrëveshjet bëhen shtet me shtet. Pavarësisht marrëveshjes me Fajzer, jemi shumë afër me Astra Zeneken që do aprovohet brenda këtij viti. Edhe me Modernën jemi në diskutim, por Moderna ka një sasi më të vogël jashtë SHBA dhe pastaj duhet që të merret vesh shteti me shtete të tjera.
U fol për Maqedoninë e Veriut, por ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar që do tiu japë për Maqëdoninë e Veriut njësoj si për ne, por ne nuk e kemi deklaruar këtë.
Jemi shumë afër dhe kemi shumë besimin që për ekipin e infektivit, spitalet Covid do të jetë shumë shpejt“, u shpreh kryeministri.