Videoja që po shikoni, e publikuar nga EuroNews, tregon nga një tjetër kënd përplasjen e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj me të birin, ngjarje që ndodhi mesditën e sotme në një parking në zonën e Liqenit Artificial.
Siç edhe dëgjohet, në video babë e bir konfliktohen me njëri-tjetrin, edhe pse aty ndodheshin forca të shumta policie.
“Çfarë ke që shan ti ore ooo….Do shkosh ti në polici, se ke vjedhur makinën,”- dëgjohet të thotë i riu, ndërsa Malaj nuk pranon të hipë në makinën e policisë.
Ish-gjyqtari dëgjohet të thotë: Po ç’të qetësohem ore….çunat e mi të vijnë këtu të më rrahin mua e vëllain tim…”