Sot Lulzim Basha,filloi ditën me mashtrime dhe gënjeshtra pas njoftimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer dhe është mesi i janarit fillimi i vaksinimit.
Ky mashtrues i viteve pas dëgjoi një deklarim të Tritan Shehu si doktor idioti, se gjithë bota po vaksinohej dhe shqiptarët do vdisnin se Rama nuk u siguron dot vaksinën, shkruan se Maqedonia e Veriut na paska filluar vaksinimin, kur autoritetet e MV kanë deklaruar se pritet të marrin dozën e parë të vaksinave në muajin Mars, ndërsa Serbi e filloi me një sasi prej 5000 dozash ruse, gjë që i’u afrua dhe qeverisë shqiptare, por u refuzua nga kryeministri Rama sepse kishte një me Pfizer
Në Twitter, krye gënjeshtare shkroi: “Si përherë, Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese.
Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja!
Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish“.