Rozi, bashkëshortja e aktorit të mirënjohur Zef Deda ka shkruar se ajo dhe bashkëshorti i saj sot bëjnë plot 42 vjet martesë me njëri tjetrin.
Ndaj, për aktorin që pak më parë ka kaluar edhe covidin, Rozi Deda, bën një mesazh urimi edhe publik.
“Sot më 31 Dhjetor fundi i këtij vitit të padishrushem, kemi 42 vjetorin e martesës tonë, një jetë plot gëzime e mundime e dëfrime, dashuri, punë për të rritur familjen tonë të dashur, të lumtur e të shëndetshme kjo eshtë një lumtuni për ne . Me keto dy gota ju pershendesim Gezuar Gezur” shkruan Rozi Deda në rrjetet sociale.