Mblidhet për herë të parë ditën e sotme pas plotësimit Gjykata Kushtetuese dhe pritet që të diskutohen disa çështje “të nxehta” që janë depozituar nga shoqëria civile dhe politika.
Bëhet me dije se anëtarët e Kushtetueses do të diskutojnë sot për çështjen e kryetarit. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes është dhe prishja e Teatrit Kombëtar, zgjedhjet e 30 Qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë dhe Kodi i ri Zgjedhor i depozituar së fundmi nga Murrizi e Patozi.
Sakaq, pjesë e diskutimeve mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë dhe padia e depozituar nga Qeveria për mosdekretimin e dy ministrave, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, nga Presidenti Ilir Meta.