Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të opozitës Lulzim Basha ndoshta është më pak e ekspozuar ndaj medias sesa Linda Rama.
Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashri” dhe u martuan në Tiranë më 8 maj të vitit 2004.
Ata kanë qenë bashkë në shkollë dhe, siç ka rrëfyer vetë Basha, ndjenja për njëri-tjetrin ka lindur pas përfundimit të shkollës.
Sot Aurela ka publikuar një foto me Bashën gjatë kohës që dy të rinjtë jetonin në Holandë. Atë kohë kreu i PD ishte vetëm 26 vjeç.
“Janar 2001 në Holandë: para se të ktheheshim në Shqipëri. #20vjet më parë ???? #throwbackthursday #kujtime #eenjte”, shkruan Aurela Basha.