Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Lezhë për të monitoruar situatën e shkaktuar pas reshjeve të shumta të shiut.
Postimi i Ramës
Lezhë – Aty ku sot bilanci disaditor i rreshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerisshëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë! Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetra e dhjetra herë më të vogla????
***vetëm kush e ka harruar se ku ishim deri dje apo kush nuk do që ta shikojë dallimin e madh që ka bërë me të djeshmen puna e këtyre viteve, nuk ka se si ta shohë që kjo e sotmja është një situatë e natyrshme, si në çdo vend kur intensiteti i reshjeve kalon kaq përtej kufijve të normales…
#PunëJoGjume