Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili gjatë vizitës së fundit në zonat e përmbytura në Shkodër u nxor blof nga bashkëpunëtorët e tij.
Në video Basha thotë se mungon energjia elektrike, ndërsa bashkëpunëtori i tij thotë se “drita ka pasur”. Kur pyet për mjetet e ushtrisë në dispozicion, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë “1”, ndërsa bashkëpunëtori i saj thotë “2”.
Bashkëngjitur videos me ironi Rama shkruan: “Kur do të gënjesh në bashkëpunim.”