Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, teksa bente muhabet, ka rrefyer dhe një histori me ish-ministren e Integrimit nga radhet e LSI, Klajda Gjosha.
Kryetarja e LSI mes te tjerave tha se Gjosha ka punuar për 4 vite me një njeri si Edi Rama, që e urrente integrimin evropian.
“Nëse një parti kthehet në shërbim të pasurimit 4-5 vetave kushdo qoftë kjo, e majtë apo e djathtë, janë qytetarët ata që të ndëshkojnë.
Jam e bindur që LSI i ka pasur këto 4 vite të vështira, nuk i kanë pasur figurat publike të LSI. Klajdës duhet ti jemi mirënjohës që ka punuar për 4 vite me një njeri që e ka urryer integrimin evropian.
Unë nuk e besoja kur me thoshte se ky nuk e do integrimin, ky do të marrë projektet dhe paratë por nuk do që të fusë Shqipërinë në BE. Projekteve u donte vetëm paratë, sepse të dixhitalizonte apo të integronte Shqipërinë, shtetin, strukturat, ai e urrente BE.
Të dyja kishim të drejtë edhe unë edhe Klajda, e shikoja në një këndvështrim të një shkollimit të Universitetit të Tiranës të Shkencave të Natyrës, Klajda e shikonte si e diplomuar në Angli për Integrim Europian e kishte bërë masterin në Bruksel, etj.
Në fund të ditës kemi një qellim, që të jetojmë, plakemi në Shqipëri”,- tha Kryemadhi.