Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me ftesën e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavushoglu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës, i cili zbuloi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë mes dy kryediplomatëve të Turqisë dhe Greqisë në Tiranë.
“Ne presim që ky zhvillim të nxisë përpjekjet për të zhvilluar një kurs pozitiv” tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.