Tre te rinj humben jeten ne nje aksident te frikshem kete te marte në fshatin Adriatik të Kurbinit.
Viktimat janë Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç.
Makina e cila drejtohej nga me i madhi, humbi kontrollin dhe ra nga ura duke përfunduar në kanal.
Pak minuta pasi u ngritën nga festa përfunduan këtu në kanal. Makina u përmbys. Thuhet se ishin me shpejtësi dhe shoferi humbi kontrollin. Mund të ishin dhe të pirë, dyshon policia.
U desh një ore që një vinç të nxirrte mjetin nga kanali. Kurse te turma e njerëzve mbërritën edhe të afërmit e djemve.
Një tragjedi. Tre të rinj të vdekur në vend. Një vit më parë po në këtë vend pati dy aksidente me humbje jete.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Teksa dy te tjeret nuk kane profile ne Faceook, Juli Margjini eshte ai qe shihni ne foton me lart. Te afermit dhe miqte e tij kane vendosur shiritat e zinj ne profilet e tyre dhe kane shprehur pikellimin e thelle per ngjarjen e rende qe i ndodhi te riut.