Prokuroria e Posaçme ka bastisur dje Gjykatën e Krujës duke vënë në pranga 10 persona, me në krye gjyqtaren Enkeleida Hoxha. Kjo e fundit akuzohet për korrupsion, pasi në këmbim të parave lironte të dënuarit nga burgu, disa prej të cilëve edhe të dënuar me burgim të përjetshëm.
Por pas kësaj goditje të bujshme gazetari Arsen Rusta ka paralajmëruar të tjera arrestime nga SPAK.
Rusta paralajmëron se pas pak ditëve SPAK do të jetë në resortet e vilave luksoze.
“SPAK pas pak ditëve do të jetë në resortet e vilave Luksoze!!! Shkurti s’është dhe aq i shkurtër, shqiptarë të varfër? Jo. Të vjedhur.
Nesër parashikohet një supër radhë në bankat e vendit për t’i transferuar paratë jashtë vendit.
Shqipëria mundet, SPAK nuk është peng i politikës. Disave do tu ndërpritet në mes fushata”, shkruan gazetari.