Një nga njerëzit më të përfolur për korrupsion, në 8 vite qeverisje, ish kryeministri Sali Berisha është parë shpesh duke pushuar pranë Gjirit të Lalzit, në një prej vilave më luksoze të kësaj zone.
Aty ku janë vrarë gjyqtarë, janë rrahur biznesmenë të huaj, janë tjetërsuar toka, janë bërë atentate të frikshme, janë mpleksur kriminelë dhe oligarkë, aty është edhe Sali Berisha. Por në ndryshim nga të gjithë, vila e Berishës bie në sy me kilometra larg, është me e madhe se e çdo oligarku apo krimineli në atë zonë.
Në pamjet me dron të siguruara nga Gazeta SHQIP, shihet që vila vanitoze është në mes të pemëve, me një distancë te madhe nga vilat e tjera. Është një vilë që nuk i ngjason asnjërës në Gjirin e Lalzit. Është njësoj si rezidenca “Napoli” e kriminelit famëkeq Pablo Eskobar, i cili kishte një vilë të ngjashme në periferi të Medelinit.
Vila e Berishës përbëhet nga një oborr tepër i madh me palma dhe pisha, me një hyrje të veçant që të nxjerr buzë detit. Sipër në çatinë e vilës janë 11 panele diellore, që tregon numrin e madh të dhomave që ka kjo vilë.
Berisha deklaron se ai nuk është pronar i kësaj vile, por krushku i tij në bashkëpunim me dhëndrrin dhe vajzën e kanë ndërtuar këtë vilë buzë bregdetit. Vajza e ish kryeministrit, Argita Berisha ka deklaruar vetëm gjysmën e vilës, me një vlerë prej 50 mijë eurosh, kur në të vërtetë vila, ka një vlerë rreth 2 milionë euro.
Është absurde të mendosh se kjo vilë me rreth 3-4 mijë m2, është deklaruar rreth 50 mijë euro, në një kohë që pak metra më tutje, viletat tepër modeste janë shitur për 400-500 mijë euro.
Megjithatë kjo është maja e ajsbergut për pasurinë e familjes Berisha. Skandale akoma edhe më të mëdha fshihen pas dhëndrrit dhe vajzës së tij për grabitje pronash dhe tjetërsim si në rastin e Klubit Partizani çështja e të cilit sot është në dorën e SPAK dhe ky është një nga makthet e Berishës. Do jet surprizë se si do të përgjigjet Berisha para në SPAK për të deklaruar se vila e Lalëzit është e tij apo e Abit.