Një 42 vjeçar shqiptar në Greqi është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i një hoteli në qendër të Athinës, në sheshin Omonia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë mediat greke shkruajnë se shqiptari ka hyrë në hotel gjatë mbrëmjes, por jo si klient.
42 vjeçari ka hyrë në hotel duke mos porositur asnjë dhomë. Pavarësisht këmbënguljes së recepsionit ai ka arritur të ngjitet lart dhe të hidhet.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar shqiptarin drejt spitalit.
Policia greke bën me dije se po vijojnë hetimet, pasi 42 vjeçarit ju gjet edhe një çantë e mbushur me para./pamfleti.al