Një gazetare e sportit gjatë raportimit live ka humbur durimin me një tifoz. Maria Fernanda Mora po qëndronte para stadiumit Guadalajara, pasi ekipi lokal arriti të mund Toronton gjatë javës së kaluar.
Dhe në ato momente një grup tifozësh filluan të festojnë derisa ajo po raportonte live para kamerës. Megjithatë, njëri prej tyre filloi ta shtyjë dhe prek nga pas, dhe befasisht gazetarja humbi durimin dhe iu vërsul tifozit, transmeton Telegrafi.
Por, duket se ajo nuk është penduar për veprimin e saj që e bëri gjatë transmetimit live, ku nuk hezitoi të shkruaj në profilin e saj në Facebook: “Ajo çfarë me ka ndodhur mua atë natë, i ndodh mijëra femrave çdo ditë nëpër hapësirat publike. Por, ekziston një dallim i madh, që mua më ndodhi gjatë transmetimit live”.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, dhjetëra prezantuese të njohura në Meksikë kanë përkrahur gazetaren Mora. /Telegrafi/