Vlerësimi i Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka revoltuar vetëm Ilir Metën, por dhe mbështetësit e tij.
Sonila Meço thotë se në fakt, sipas saj, Ardian Dvorani është kritikuar nga Komisioni i Venecias, ndaj s’duhej vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ka, apo s’ka transparencë? Kë të besojmë”, pyet e revoltuar Sonila?
Ndoshta Sonila shikon akoma ëndrra me hajdutin Becchetti dhe drejtësia që po ribëhet e tmerron, se ku i dihet dhënia e llogaris mund të kërkohet dhe për milionat e grabitur nga grabitqarë pa asnjë vlerë, si tufa e Sonilës me shoqe dhe shokë.
Nuk e dimë se ku dhe përse është kritikuar Adrian Dvorani nga OJQ Komision i Venecias, si drejtuesi i një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh si KED, e kijuar nga reforma amerikane në drejtësi por Sonila e Becchettit këtë nuk të kupton se Ardian Dvorani ka qenë thjeshtë një drejtues me një votë dhe jo vendim marrës.
Drejues i zgjedhur me votim të fshehtë dhe i larguar pas përfundimit të mandatit, me përpjekjet antiligjore të paprecedenta të Ilir Metës, i cili me intriga dhe blerje antarësh arrit qëllimin e tij kriminal, duke e zëvëndësuar me një tjetër mandat mbaruar, ushtaren e tij Vitore Tushën, i cila pritet së shpejti të largohet nga të gjitha funksionet nuk ka asnjë lidhje me rekomandimet e Venecias.
Ndaj Sonila e zëmëruar me amerikanët, le të kënaqet me Komisionin, e që të kënaqet tamam të zgjohet nga gjumi dhe tu thotë shqiptarëve ku dhe në çfarë faqje apo raporti jepen rekomandime personal për Ardian Dvoranin, se sa për rekomandime ligjore për strukturën e KED as që pyet njeri, sepse KED është produkt i reformës madhore në drejtësi të iniciuar dhe drejtuar nga SHBA dhe kryetari nuk mbanë asnjë përgjegjësi personale për vendime kolektive.
Por të çudit fakti që edhe një klloune mediatike, që se ajo gjenë me shumicë nëpër studio telehalesh në Shqipëri fal pamjes fizike dhe llapaqenërisë pa lidhje, shqetësohet se pse Amerika nuk pyet ndonjëherë andej nga OJQ Venecia se kush është gjyqtari më i mirë në luftën ndaj korrupsionit./Tellalli.al