Ilir Meta ka postuar dje një foto duke ecur përkrah disa të rinjve dhe shkruan: “25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”. Mirëpo ajo çfarë bie në sy është se Meta rrethohet nga disa të rinj, të cilët janë të gjithë pa maskë.
Kjo është një shkelje e hapur e masave anticovid të vendosura nga qeveria. Siç duket nga pamjet kjo nuk i ka bërë fare përshtypje presidentit.