Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka komentuar vlerësimin e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili u listua mes 12 personaliteteve më të spikatura për luftën ndaj korrupsionit.
Meta e ka quajtur raportin e DASH si një fletë lavdërimi të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama, si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës.
“Kryeministri ka nxjerrë një fletëlavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe për sukseset e tij, që kjo është një gjë që mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar si kampion i antikorrupsionit dhe i “Ramaformës”.
Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës. E mbani mend atë çmimin në Meksikë. Kështu janë dhe çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionin.
Raportet e mia me SHBA janë të shkëlqyera. Unë nuk gënjej. Nuk kam shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk kam bërë fotografi si gruaja e Bilalit dhe i zbatoj të gjitha ligjet”, tha Meta.