Kryetarja e Aleancës KuqeZi Lumturi Ratkoceri së bashku me kryesinë dorzuan në Komision Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për tërheqien nga zgjedhjet për këto arsye:
– Dy partitë e vjetra PD-PS vazhdojnë marrveshjen e tyre për asgjesimin e çdo partie tjetër që nuk hyn në koalicion me ato.
– Dy partitë e vjetra, kontrrollojnë komisionet e votimit dhe kanë plan asgjesimin e partive të reja gjatë numërimit.
– Dy partitë e vjetra kanë paracaktuar rezultatin dhe zgjdhjet e 25 Prill janë të shitura
– Dy partitë e vjetra kanë marrveshje për të ruajtur sistemin me lista të mbyllura
– Të gjitha partitë e reja dhe të tjera dështuan në bisedimet për krijimin e një Poli të Tretë dhe nuk arritën një marrveshje për koalicion PD-PS.
Në këto kushte 25 Prilli nuk do sjell ndryshim dhe e vetmja rrugë është bojkoti për mos u bërë fasadë e zgjedhjeve që ju dihet rezultati Futja e partive të teja veç e veç dhe pa një koalicion anti-establishment PD-PS është një vetvrasje politike që do provohet në mēngjesin e 26 Prillit.
Për këto arsye aktivistët kuqezi nuk do shkojnë në kutitë e votimit në një sistem ku populli voton dhe PD-PS numëron.