Illir Meta gjatë një deklarate për mediat tregoi arsyet se pse ai lëviz natën duke dhënë edhe një justifikim për vizitat e tij misterioze. Ai tha se nuk do që sirenat që buçasin në rrugë mos të shqetësojnë qytetarët.
“Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze.
Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha: “bravo Shqipëri socialiste.” Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancën dhe tjetra, fuqia e tyre është fjala e tyre.
Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë, se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës.
Ama për të vajtur në Kamëz, le të vijnë me mua, dhe po e hapën ato rrugën për më shpejt se 30 minuta është e pamundur.
Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasin sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjekësore do të kërkojë rrethana lehtësuese.”- tha Meta.