Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mohuar që të ketë dalë nga roli i tij si kreu i shtetit dhe të jetë përfshirë në fushatë për ish-partinë e tij, siç akuzohet nga kryeministri Edi Rama.
Meta tha sot nga presidenca se iu bën thirrje shqiptarëve që nëse LSI shkel ligjin, promovon korrupsionin dhe shpopullimin nuk duhet votuar madje duhet zhdukur.
Ilir Meta: Unë aksion Opozitar nga Presidenca? A mund t’i bëj një nder kryeministrit që s’ma ka kërkuar? Do t’i them, Presidenti del që të ndërgjegjësojë qytetarët që të votojnë pa frikë.
Që të kuptojnë që kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet. Dhe tjetra, meqë ish-partia ime, që drejtohet nga zonja Monika, ta votojnë kundër.
Të gjitha shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut. Nëse promovon shpopullimin e vendit, le ta zhdukin e mos ta votojnë.
Më falni se po ndërhyj, por nëse promovohen njerëz me tre katër emra, të inkriminuar, le të mos e votojë askush, por kjo gjë nuk ndodh. Nuk mund të bëhemi si Koreja e Veriut.