Zyrtarizohet marrëveshja përfundimtare për koalicionin opozitar. Në momentet e fundit është ndryshuar emri i koalicionit nga “Shqipëria fiton” në “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim”.
Në këtë mënyrë PD ka ruajtur emrin e vet dhe siglën e vet duke lehtësuar identifikimin nga elektorati.
Marrëveshja është firmosur nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Bamir Topi, Nard Ndoka dhe të tjerë opozitarë.
Emri i ri i koalicionit është gati identik me atë të vitit 2009, ku garoi nën siglën e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”.
Surpriza e këtij koalicioni është rikthimi në selinë blu i ish-Presidentit Bamir Topi. Më herët Basha nënshkroi marrëveshje edhe me Artur Rroshin e Ballit Kombëtar, që aktualisht është deputet në Kuvend.
Partitë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim” që kanë firmosur marrëveshjen, janë:
PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”