Kryetar i Partisë Demokristiane ,Nard Ndoka nuk e ka firmosur marrëveshjen me Lulzim Bashën për të qenë pjesë e një koalicioni në zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se Lulzim Basha i ka ofruar një vend në listën e Shkodrës, që nga Nard Ndoka gjykohet se nuk është i sigurt që mund të sigurojë mandatin. Për këtë arsye nuk ka firmosur deri tani.
Pak javë më parë Ndoka deklaroi se e kishte arritur paktin me Bashën, pasi i kishte premtuar një vend të sigurtë në listë, por duket se në momentin e fundit ka ndodhur surpriza e pakëndshme.