Ish presidenti Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga Fryma e Re Demokratike fill pasi partia e tij u rreshtua krah Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Topi i cili ka bërë publik vendimin për dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka tek Fryma e Re Demokratike.
Mbrëmjen e djeshme, FRD u prezantua në negociata nga Sali Shehu i cili arriti dakordësimin pak para mbylljes së afatit.
Teksa motivet e qarta ende nuk janë bërë me dije, duket se Topi ka qenë kundër qëndrimit të strukturave të FRD-së për t’ju bashkuar në koalicion Partisë Demokratike, çka ka sjellë edhe vendimin për t’u larguar nga kjo forcë politike.