Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike, tre vite pas kryesimit të tij.
Lëvizja erdhi pak orë pas firmosjes së marrëveshjes mes FRD-së dhe opozitës së bashkuar.
Sekretari i Pergjithshemi i partisë, Sali Shehu për ‘faxnews’ është shprehur se nuk ka shumë që ka mësuar lajmin e se nuk ka shumë informacion.
Shehu tha se arsyet do ti tregojë vetë Topi e se do ta mbledhin kryesinë për ta falenderuar për kontributin që ka dhënë në parti.
“Të them të drejtën unë tani jam njohur me dorëheqjen dhe nuk kam informacionin e duhur për tu dhënë arsye, por besoj zoti Topi do ti sqarojë vetë.
Nuk besoj të jetë për këto arsye, por në këtë moment do të mbledhim kryesinë dhe të falenderojmë zotin Topi atë për kontributin e tij në parti. Marrëveshja është firmosur në dakordësi me të gjithë njësinë.”, tha Shehu!