Një studente 20- vjeçare duket se do të fusë në telashe yllin kilian Alexis Sanchez. Paulina Sobierajska ka thënë për mediat britanike se Sanchez i ka ofruar 10 mijë paund për të bërë seks me të.
Paulina Sobierajska
Ajo tha se Sanchez e kishte marrë në shtëpinë e tij, pasi e kishte njohur në një bar.“Ishte duke më parë dhe duke qeshur. Nuk e dija se kush ishte. Ai vazhdonte të më vështronte dhe të qeshte. Ishte pak e çuditshme.
Alexis Sanchez me të dashurën
Sipas saj ai dërgoi një person për t’i thënë se ishte i interesuar të fliste më të.“Ai tha se Alexis i kërkoi atij që të më jepte një çmim se sa do të më kushtonte të bëja seks me të. U trondita. Bëra një shaka dhe i thashë 10mijë paund për ta bërë të duket si budalla”-thotë ajo.
Paulina Sobierajska
Më pas ajo tregon se futbollisti ishte afruar dhe i kishte ofruar fillimisht 500 paund, më pas 800 dhe në fund i kishte dhënë 1000 paund, e në largim i kishte thënë se e priste në shtëpi.
Paulina Sobierajska
Sipas Paulinës ata kanë qenë bashkë për disa kohë, pavarësisht se Sanchez ishte i lidhur me Mayte Rodriguez. 20-vjeçarja thotë se ndaloi së takuari kilianin, pak para Krishtlindjes, kur ajo mori vesh se cili ishte ai në të vërtetë dhe që kishte një tjetër lidhje.
Paulina Sobierajska