Zv.Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ndaj fotos së postuar nga bashkëshortja e Lulzim Bashës, ku shfaqet ky i fundit duke drejtuar makinën pa rripin e sigurimit. Lamallari shkruan se mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në rrugët e Shqipërisë kur Basha ishte Ministër i Brendshëm, shumë prej të cilëve mund të kishin shpëtuar në rast se do të kishin vendosur rripin.
Zv.Ministri i bën apel qytetarëve të mos veprojnë si Basha dhe të kujtojnë se i pret një person i dashur.
Statusi i Zv.Ministrit Lamallari:
Mos bëj dhe ti si Luli!
-Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11 kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!
– Më tepër se librat, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.
-Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton dhe sigurinë e pasagjerëve.
Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë!
Një person i dashur ju pret!