Në ditën e 8 Marsit, ambasadorja Yuri Kim ka pozuar me mbesat e saj duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë.
Ambasadorja ka thënë se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke i dhënë fund diskriminimit dhe duke siguruar arsimin.
Në këtë mënyrë, Kim tha se bota mund të bëhet një vend më i mirë.
“Unë mendoj për mbesat e mia dhe të gjitha vajzat e tjera që shikojnë të ardhmen e tyre. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë duke i dhënë fund diskriminimit, duke siguruar arsimim dhe duke inkurajuar njëra-tjetrën në mënyrë që gratë dhe vajzat kudo të mund të bëjnë pjesën e tyre për të përmbushur potencialin e tyre dhe për ta bërë botën tonë një vend më të mirë”,- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.