Nuk u fut në listat e Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha jep dorëheqjen si zv.kryetar i FRPD-së dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
‘Në 4 vitet e fundit FRPD u kthye në strukturë inegzistente. Nuk u zhvilluan konsultime për përfshirjen e të rinjve të FRPD-së në lista. Asnjë transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve nga komisioni ‘Marku-Ruli’. Nuk na u dha mundësia për të shprehur mendimet tona brenda PD.’- ka thënë Hoxha.