Me lule dhe fotografitë e Arielës në duar, studentët e Jurikut kanë zhvilluar një marshim homazh në përkujtim të studentes 21-vjeçares, e cila mesditën e të dielës u qëllua për vdekje nga shoku i saj Aldison Belulaj.
Studentët janë nisur nga Fakulteti i Drejtësisë dhe kanë përshkuar në këmbë deri në vendin ku u vra Ariela, përballë Universitetit të Mjekësisë.
Ariela Murati ishte studente e vitit të tretë te Fakulteti i Drejtësisë. 21-vjeçarja u përcoll një ditë më parë në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve, të afërmve si dhe shokëve e shoqeve të saj.