Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës, ai kërkon të trazojë Maqedoninë me “Platformën e Tiranës”.
Rama tha për gazetarin Ilir Babaramo, se është krenar kur e akuzojnë se po mbron shqiptarët.
Si e komentoni refuzimin nga Ivanov të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni?
Nuk jam i surprizuar. Do ishte surprizë nëse do e kishte dekretuar. Por kjo nuk e pengon ligjin të bëhet ligj.
Moska ju akuzoi për paternalizëm, për platformën e Tiranës…
Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve.
Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë.
Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin, pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve.(TemA)