Njihet si poetja e vargjeve erotike, por Antigona Gashi ka bërë në deklaratë që ka tronditur jo pak opinion publik.
E ftuar në një emision televiziv, autorja e vetme në Kosove e këtij lloj zhanri krijues ka rrëfyer motivet e shkrimeve të saj, por edhe paragjykimet e mundshme, me të cilat mund të përballet. Autorja e tre librave erotike, ka treguar se është ngacmuar nga shumë politikanë shqiptarë.
Madje ajo ka deklaruar se përveç mesazheve, shumë prej tyre i kanë kërkuar edhe takime.
Ajo ka thënë gjithashtu se ka edhe politikan të njohur që i lexojnë poezitë e saj. Antigona ka lexuar ca vargje të poezive të saj erotike dhe ka treguar se ka pranuar ngacmime të ndryshme nga meshkujt madje e ka pasur edhe të shara.