Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen e Arjan Salës, 33-vjeçarit, i cili humbi jetën në një magazinë që u përfshi nga flakët.
Sala ishte punonjës sigurie dhe hyri në magazinën e qendrës tregtare për të shpëtuar personat që ishin brenda saj, por mbeti vetë.
Arjan Sala, shefi i sigurisë së magazinës që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve të tjerë, është shpallur “Dëshmor i Atdheut” Mësohet se ministri Niko Peleshi ka firmosur titullin “Dëshmor i Atdheut”.