Flori Mumajesi është një nga ata artistë i cili ka dhënë shumë për artin shqiptar. Në repertorin e tij numëron shumë hite, të cilat na kanë shoqëruar prej vitesh. Këngëtari kohët e fundit është mjaft aktiv në muzikë me këngë të reja, teksa mbrëmjen e kaluar ai ka realizuar një koncert në një nga ‘club-et’ e kryeqytetit. Duket se publiku i pranishëm i ka dhuruar emocione të veçanta për të cilat këngëtari ka bërë një shkrim shumë të gjatë në ‘Instagram-in’ e tij, por ka dhe një përgjigje për ata që ndihen më shumë artist se vetë artisti, sipas tij.
“Dje një nga mbrëmjet më të bukura në Tiranë .Ju pashë në sy të gjithëve, ju përshëndeta të gjithëve dhe e lëshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit që do isha pranë jush… Nuk e di kur do të rishihemi por e di se do të më mungoni. Kemi shume data të mbyllura ndërkohe dhe sigurisht do ti realizojmë pa marrë parasysh kushtet e tmerrshme të vendeve ku këndojmë dhe pse bëjnë si “artista” “njerëzit” me te cilët bashkëpunojmë, organizatorë, “menaxherë” sekserë apo pronarë fatkeqësisht 70% nuk kanë lidhje fare me muzikën, edhe pse ndihen më “artistë” se vetë “artistët” të cilin kanë ftuar dhe mezi e kanë siguruar. Ndoshta disa do kënaqen, nuk ka gjë unë gjithmonë kam preferuar të flas me punë. Gjithsesi që mos ta dramatizoj shumë, ne do të jemi pranë jush në ato pak data që kemi mbyllur për vitin 2018 dhe do të bëjmë maksimumin! Ju dua. Është pak! Shihemi gjate verës”,- ka shkruar Flori krahas fotos ku shfaqet me Dj Vikin.