Në “Një kat më lart”, ditën e sotme ishte e ftuar Ronela Hajati, këngëtarja e shumë komentuar si për anën profesionale, projektet e videoklipet e reja, ashtu edhe për jetën private e lidhjen e shumëpërfolur me Young Zerka.
Gjatë intervistës Ronela tregoi se dikur ka rrahur një mashkull në club, ndonëse nuk është tipi që bën të tilla skena, por ai ja kishte sjellë në majë të hundës.
“Isha në një club me goxha njerëz në tavolinë, isha veshur me fustan, po rrija me qëndrimin tim stoik. Ishte një student italian e na shtynte qëllimisht, kishte pirë a nuk e di. E bëri një herë, dy herë, dhjetë herë, derisa na shtyu aq fort saqë dy tavolina ranë.”
“Njëra u vra shumë kurse mua më ra mesi tek cepi i tavolinës, ai momenti që të errësohet gjithë jeta.Ti mascalzone i thashë, hajde këtu. I rashë një shkelm e çova në fund,”- tregoi Ronela.