Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilluan mitingjet përmbyllëse në qarkun e Vlorës, specifikisht Basha në Sarandë dhe Delvine dhe Kryemadhi në Vlorë.
Por siç identifikohet dhe në fotot e videot e mëposhtme bihen në sy braktisja që i kanë bërë qytetarët e qarkut të Vlorës dy partive, PD dhe LSI .
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Fotolajm/ Pas Vlorës e Tepelenës, Basha braktiset edhe nga qytetarët e Shijakut
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas Vlorës dhe Tepelenës braktiset edhe nga qytetarët e Shijakut.
Siç duket edhe në foton e publikuar, kryedemokrati është i rrethuar nga një grupi vogël militantësh të Partisë Demokratike.
Ora 14:18
Fotolajm/ Pas Vlorës, Sarandës e Delvinës edhe qytetarët e Tepelenës braktisin Bashën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas Vlorës edhe Delvinës, braktiset edhe nga qytetarët e Tepelenës.
Siç konstatohet edhe ne foto, dallohet qartë se në takimin elektoral të zhvilluar në Tepelenë, Basha ka arritur të “grumbullojë” vetëm një numër të vogël militantësh.