Rizgjimi i një vullkani në Japoni ka shkaktuar një ortek deborë duke i marrë jetën një ushtari i cili në momentin e ngjarjes po bënte ski. Vullkani që nxiti ortek dëbore ndodhi në prefekturën qendër-perëndimore të Gunmas ku ndodhet edhe nje resort skish.
Të paktën 16 persona janë plagosur, disa nga renia e gurëve vullkanike, pasuar nga orteku, i cili goditi një nga pistat e skive. Agjencia metereologjike kombëtare japoneze ka ftuar banorët e zonave pranë të mos i afrohen vendit ku shpertheu vullkani.
Sipas agjencisë metereologjike kombëtare, bëhet fjalë për shpërthimin e parë të këtij vullkani nga viti 1983. Në Japoni jane 111 vullkane aktivë./BalkanWeb