“Mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar”. Përmes këtij mesazhi drejtuar Edi Ramës, Ilir Meta ka reaguar për disa banderola që janë vendosur në Gjirokastër ku shfaqet ai, Berisha, Kryemadhi dhe Basha me mbishkrimin “Keta nuk meritojnë më asnjë shans”. Meta në postimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e fushatës.
“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.
Edhe pse prej ditësh ka dalë hapur me deklarata dhe qëndrim të fortë politik kundër mazhorancës dhe Edi Ramës, me këtë deklaratë të sotme Meta tregon se nuk i mjafton. Duket se ‘nuk po e mban vendi’ për t’i rikthyer në ‘ringun’ e përballjeve elektorale.
Mirëpo nuk ka asnjë një mundësi vetëm të dekoroj kllounin dhe ronxhobonxhon e doktorit një farë Henzi, që hiqet si përfaqësues i CDU, por npërgënjeshtruar nga strukturat e CDU-së që ky person nuk ka asnjë lidhje me partinë e Merkelit, por është një mashtrues ordiner, që vinte në Shqipëri për ndonjë qofte a birrë falas. si qoftexhinjtë e protestave, ku një nga pjesmarrusit kryesor ishte dhe ky Henzi.