Sot çuditërisht Meta deklaroi se ka dhe një zarë lehës me shtetësi gjermane dhe si mashtrues sillet vërdall nëpër zyrat dhe sallat kur po mbahen tunbimet e saj, që nga çadra e Republikës së re e deri te protestat një vjeçare të opozitës, që përfunduan me daljen me dëshirë në rrugë të opozitës, duke u kthyer nga opozitë parlamentare në opozitë rrugaçe.
Mashtruesi Henze që PD e “shet” si këshilltar i Merkel para disa kohësh sulmoi ambasadoren Yuri Kim, për shuplakën që dha për armiqtë e Reformës në Drejtësi. Ky qoftexhi i çadrës së Republikës së re bëri me muaj të tëra rolin e këshilltarit të Bashës, duke u hequr si përfaqësues i Merkeli.
Por pas komunikimeve të mediave shqiptare On-line me përfaqësues të CDU-së, doli që Henzin e çadrës së Lulit nuk e njihte askush, por ishte një ekonomist privat, që kishte ardhur për tu dëndur me birrë dhe qofte para kryemnistrisë.
Mirëpo Luli dhe ustallarët e tij të goditur direkt nga zonja Kim, si kundërshtarë të reformës, e nxorrrën përsëri nga ferrat Henzin, kësaj radhe për të sulmuar ambasadoren Kim dhe reformën, gjoja si një zë nga CDU.
Mirëpo Henzi është i diskretituar në Shqipëri edhe si pjesëmarrës në protestat e PD-së, që e nxorrën Opoziën në rrugë. Ai harron se kush është kur dehet me birra dhe ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila tha se reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë.
Henzi i çadrës shkruan se këto janë fantazi të SHBA-së pasi reforma në drejtësi, sipas tij, nuk është në progres.
“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”
Këto konstatim e shikon vetëm opozita e rrugës dhe Luli i’a ka vënë në gojë Martin Henzit. Mirëpo, sot Meta këtë palaço na e quan Heroi i demokracisë shqiptare gjë që të bën të dyshosh se ky “dojçlehës” paska folur në emër të Ilir Metës pavarësisht se kocka ha në koliben e SHQUP.
Madje siç po duken bathët, ky klloun do marri titullin që Meta i’a ka akorduar sot, “miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare”, i cili i paska dërguar tutorit “dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, dhe Meta i entuziazmuar nga shërbim deklaron … m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze/ Ekskluzive.al