Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”.
Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19. Soreca shprehet se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.
“Ore, ku është Saliu? Gjallë është?”, Rama habit me deklaratën, tregon si është transformuar Berisha
Kundërshtari i Vladimir Putin në gjendje kritike, mjeku: Po vdes! Është çështje ditësh
Zbardhet letra, Ilirjan Celibashi kërkesë urgjente PD dhe PS 1 javë para zgjedhjeve: Hiqni menjëherë…
Soreca shkruan:
“Të lumtur për të parë se Shqipëria ka marrë dorëzimin e dytë të COVAX prej 40,800 vaksinash për të luftuar # COVID19.
BE dhe Shtetet anëtare të saj – janë krenar që kontribuojnë me 2.2 miliardë € për COVAX.
Europa është këtu për të mbështetur njerëzit dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!”
Vërtet BE dhe Europa po kontribuon me 2.2 miliard euro për vaksina por për shtetasit e saj sepse Ballkanin ew la pas gardhit duke mos i dhënë vaksina dhe vaksinat Astra Zeneca deri dje Europa i konsideronte jo eficente, ndaj dalja e Sorecës nuk i’a zbardh faqen BE-së dhe as kompanisë tregtare europiane të vaksinave COVAX. Shqipëria ka diguruar vetë dhjetëfishin e dy dërgesave të COVAX, që nëse e do kishim pritur BE-në, sot nuk do kishim mundur të vaksinonim as personelein shëndetësor dhe jo më vaksinim masiv.