Në një takim me të rinjtë e Tiranës, kryeministri Edi Rama, ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta lidhur me patronazhistët, të cilat ky i fundit i quajti fuksa. Sot Rama i mori në mbrojtje patronazhistët, ndërsa me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta, tha se ai është kokë e këmbë në fushatë.
“Po atë që ti nuk di dhe që patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”, tha më tej Rama.
Pjesë nga fjala:
“Për kë ke votuar më parë? Për kë do votosh këtë herë? Po mami? Babi c’thotë? Ndërkohë që ata kujtojnë se Shqipëria është rrugëve, duke pritur në cdo cep karvanët me Lamborxhini. Kush janë, dhe kjo është serioze, brenda atyre makinave, që shoqërojnë Lulin në turin moto-ciklistik me katër rrota, nga një anë në një anë tjetër. E keni pyetur veten kush janë brenda në ato makina?
Janë vall ata shqiptarë që s’kanë bukë, që s’kanë punë, që besojnë te puna, te sipërmarrja e tyre e vogël, te teknologjia digjitale, te puna me tokën, teke eksportet buqjësore? Kush janë në ato makina? Patronazhistët e dinë kush janë aty brenda. Nuk ka xhama të zinj që ju fshehin, sepse sytë e patronazhistëve janë me rreze lazer. E keni parasysh atë opsionin e iPhone, që tak hapet, është në sytë e cdo patronazhisti.
Unë i them disa drejtuesve të SHIK-ut të kohës, disa drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve të kohës, të asaj kohe që nuk ka për t’u kthyer më 25 prill, i them disa shefave të asaj policisë së kohës, që i lanë policët duke ngrënë fara luledielli në diell, ne e dimë që jeni në ato makina.