Pas përfshirjes së disa artistëve të njohur në fushatën elektorale, ka reaguar dhe aktori dhe regjisori shqiptar Alfred Trebicka.
I ftuar në programin “Fitstation” në News 24, Trebicka e quan normale përfshirjen e artistëve në politikë. Sipas tij, nuk do ishte e drejtë keq përdorimi i figurave të tyre.
Kujtojmë se dy artistët e mirënjohur, Robert Ndrenika dhe Tina Kurti janë bërë pjesë e spotit elektoral të Partisë Socialiste.
“Artisti është qenie sociale, ka ndikim në një aspekt të gjerë politik. Ka disa teori që artisti duhet të jetë asnjanës, nuk duhet të përfshihet në politikë, nuk e di nga e kanë gjetur këtë teori pasi artisti nuk është ufo që ka ardhur këtu dhe është i distancuar me të gjithë dhe bën vetëm art. Për mua është shumë e natyrshme, shumë organike përfshirja e artistëve në politikë.”, deklaroi ai.
Pjesë nga reagimi:
“Angazhimi i figurave të tilla në fushata elektorale nga aspekti politik është strategjik, në aspektin individual është shumë i natyrshëm dhe organik. Ajo që mua nuk do të më pëlqente në këtë rast është keq përdorimi i figurave të tilla nga politika.
Artisti është qenie sociale, ka ndikim në një aspekt të gjerë politik. Ka disa teori që artisti duhet të jetë asnjanës, nuk duhet të përfshihet në politikë, nuk e di nga e kanë gjetur këtë teori pasi artisti nuk është ufo që ka ardhur këtu dhe është i distancuar me të gjithë dhe bën vetëm art.
Për mua është shumë e natyrshme, shumë organike përfshirja e artistëve në politikë. Pastaj që ky apo kjo artiste është pozicionuar me këtë krah apo atë krah, ky pastaj është problemi jonë që do i gjejmë diçka çdo gjëje”- u shpreh Trebicka.