Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Tiranës, iu përgjigj dhe deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”.
“Mesazhi im duke filluar nga Ilir Meta. Patronazhistëve tu merrni të keqen. Edhe mos e harroni. Patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 prillit se sa mirë ju njohim ne juve. Do e kuptoni pse ju kemi mundur ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë”, deklaroi Rama.
Më tej kryeministri tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.
Pjesë nga reagimi:
Ju jeni patronazhistë si ju ka plotë të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhistë është lakuar shumë. Por përdoret prej disave si fjalë për të krijuar idenë e gogolit që ka dalë në Tiranë dhe vëzhgon e kontrollon njerëz.
Por Patronazhsiti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri. Nuk e krijuam ne. Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës. Republikane dhe Demokratike në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet që aty jeton e banon të trokas në një numër caktuar dyersh.
Të komunkiojë me kategori të ndryshme të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka. Majtas, djathtas të lëkundur. Le të thonë çtë duan ata. Por patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike. Kush ka ambicie për të shkuar në klasa të larta fillon nga patronazhimi. Por nga ana tjetër mund të vijojë të jetë patronazhist”
“Mesazhi im duke filluar nga Ilir Meta. Patronazhistëve tu merrni të keqen. Edhe mos e harroni. Patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 prillit se sa mirë ju njohim ne juve. Do e kuptoni pse ju kemi mundur ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.