Disa ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua arsenali i armëve.
Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.
Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.
Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhyrës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato.