Ka 18 vjet që Michelle Lyon ka parë qindra ekzekutime në Texas. Texasi, përndryshe njihet si vendi që ka kryer më së shumti ekzekutime në SHBA.
Ajo tregon se si kanë lënë efekt këto vrasje në jetën e saj, por se është diçka që ia kërkon puna ta bëjë. Lyon, ka më shumë se 12 vjet që punon si gazetare, dhe zëdhënëse në Departamentin e Drejtësisë Penale në Texas, dhe si pjesë e punës së saj, ajo duhet të dëshmoj për çdo ekzekutim të kryer në Texas, transmeton Koha.net.
Mes viteve 2000 e 2012, Lyon ka parë pothuajse 300 burra e gra duke u ekzekutuar. Për ekzekutimin e parë që ajo kishte parë, kishte raportuar kur ishte vetëm 22 vjeçare. Vrasjen e parë e kishte parë në një burg, ku dy burra ishin vrarë me çekiç.
“Isha e re dhe e guximshme. Më dukeshin dënime të përshtatshme për krime të caktuara që X personat kishin kryer. U dhashë shumë mendime emocioneve të mia që i kisha vënë në lojë. Gjithçka për mua ishte bardhë e zi”, ka thënë ajo, përcjell BBC.
Që nga viti 1924, çdo ekzekutim në shtet ka ndodhur në një qytet të vogël në lindje të Texasit, Huntsville. Aty janë shtatë burgje, përfshirë edhe një ndërtesë që strehon njerëzit në dhomën e vdekjes.
Në vitin 1972 Gjykata e Lartë në Amerikë kishte pezulluar dënimin me vdekje, duke e konsideruar si akt mizor, por brenda pak muajsh disa shtete po rishikonin për ta rikthyer atë. Brenda më pak se 2 vjetëve, Texasi e riktheu ekzekutimin e parë me injeksion vdekjeprurës. Kështu që në vitin 1982 u bë ekzekutimi i parë i një personi, quhej Charlie Brooks, dhe ekzekutua nga një gjilpërë vdekjeprurëse.
Vetëm në vitin 2000, Texasi ka kryer 40 ekzekutime, e disa prej tyre shumë të rënda. Lyons, ka raportuar për 38 prej tyre. Të gjitha shënimet ajo sot i ruan në ditarin e saj.
“Kur i shoh shënimet në ditar nganjëherë më shqetësojnë. E kam një bagazh të madh në mendjen time. Isha si e mpirë, e kështu vazhdova punën time”, thotë ajo.
Në kokë, thotë se i kujtohet vazhdimisht një rast. Kur një burrë i kishte vrarë mizorisht gruan dhe vajzën e tij. Quhej Carl Heiselbetz Jr. Më pas, përmend Betty Lou Beets, e cila për një kohë të gjatë kishte varrosur burra në kopshtin e saj sikur të ishin kafshë. Thomas Mason, i cili kishte vrarë mizorisht nënën dhe gjyshen e gruas. Të gjithë këta, ajo i kishte parë duke i ekzekutuar.
Lyon këto ekzekutime i përshkruan sikur të shikonte dikë duke shkuar për të fjetur. Por, ekzekutimet në karrigen elektrike, ajo i përshkruan si shfaqje më të lehta sesa injektimi me gjilpëra vdekjeprurëse, e më pak teatrale. Ajo përderisa i shikonte ekzekutimet, kishte edhe një punë tjetër. U lexonte pjesë nga bibla, herë u këndonte këngë e herë-herë edhe u thoshte ndonjë shaka të rastit.
Lyon thotë se përtej botës, përtej Amerikës, njerëzit mendojnë se është e çuditshme që njerëzit ende ekzekutohen. Madje thotë se gazetarët evropianë, bëjnë një gabim kur shpesh në vend se të përdorin fjalën ‘ekzekutim’ e përdorin ‘vrasje’. Në vitin 2004, Lyon kishte mbetur shtatzënë. Atëkohë, thotë se filloi të shqetësohej shumë.
“Ekzekutimet që shihja filluan të bëheshin tejet personale. Fillova të shqetësohesha që fëmija im do të më dëgjojë duke përmendur ndonjë fjalë të rëndë. Sepse, atë kohë flisja edhe me veten, përdorja fjalë të ndryshme”, thotë ajo.
“Tani kur kisha vajzën time, ekzekutimet filluan të bëheshin të frikshme për mua. Shkoja të raportoja për ekzekutime derisa lija në shtëpi fëmijën tim. Mendjen e kisha tek ajo, por raportoja çdo ulërimë të nënave, familjarëve që qanin tek i shihnin duke u ekzekutuar të afërmit. Ishte trishtim. Dëshmoja gjithë këtë trishtim pa pushim”, shtoi ajo.
Ajo ka thënë se ka shenja që Texasi t’i japë fund ekzekutimeve. Por megjithatë, në Huntsville u zhvilluan shtatë ekzekutime vitin e kaluar, njëjtë sikur në vitin 2016.
Por Lyon, thotë se vazhdon të jetë përkrahëse e këtyre ekzekutimeve, kur e di se për çfarë arsye kryhen ato dhe çfarë vrasje makabre kanë bërë këta persona që ekzekutohen. Për fund ka shtuar se Texasi e bën “krimin më të madh dhe më të çmuar”, se çdo vend tjetër në SHBA.